“Komunist i ndyrë, e di çfarë të bëj apo jo?” Deputeti Alimadhi sulmon Ruçin. Ruçi: “O trim largohu se”

Seanca e sotme plenare ka nisur me debate të forta. Pas përplasjes së Rudina Hajdarit me Elisa Spiropalin, kësaj here ishte deputeti Adriatik Alimadhi që vazhdoi debatin. Teksa u ngjit në foltore pa iu miratuar koha për të folur nga kryetari i parlamentit, Gramoz Ruci, Alimadhi u përplas me të.

Komunist i ndyrë, e di çfarë të bëj apo jo?”,-tha Alimadhi. 

“Je fatkeq për identitetin që ke. Po të jap vërejtje do të përjashtoj nga seanca. 

Atëherë je i përjashtuar nga seanca. Dy minuta pushim, shërbimet e Kuvendit ta nxjerrin përjashta. 

Nese nuk del do i kërkoj sekretariatit 10 ditë përjashtim”, deklaroi Ruçi.

Alimadhi ka vazhduar të flasë në foltore, dhe më pas deputetët e opozitës së re janë afruar që të bindin Alimadhin të largohet nga foltorja.

“Zoti Alimadhi, largohu”, tha Ruçi.

Ruçi ka vijuar duke i thënë Alimadhit:

“O trim, largohu nga foltorja o trim, se është shekulli i mendjes, jo i forcës.”