Kikia: “Edvin Prifti nuk ka asnjë dimension human. Smundet ai ti vendosi çmim zemrës”

Gazetari Mentor Kikia është shprehur se arrestimi i mjekut Edvin Prifti është një vendim i drejtë, pasi në spitale ka korrupsion masiv.

I ftuar në “Open”, Kikia tha se vetë ai ka paguar kundrejt një shërbimi në spitale. Ai shtoi se është krejtësisht e patolerueshme që një mjek si Prifti të vendosë çmimin e zemrë sat ë dojë ai në spitalet shtetërore.

“Duhet parë çështja në kontekst dhe në raport me ligjin. Duhet të shkojë një mjek në burg, një mësues në burg, një gjykatës një prokuror një kryeministër bashkë me presidentin. Do të doja që të ndajmë dy gjëra, korrupsioni në shëndetësi. Një mjek nuk është thjesht një inxhinier, një mjek ka dy dimensione atë profesional që Prifti është në elitën e mjekësisë shqiptare dhe në dimensionin human ai nuk ka asnjë gen. Sepse njeriu që ka dalë nga përgjimet që ka paguar mjekun për të operuar nënën ai ka marrë borxh për të paguar tek mjeku. Dhe kjo ështëdyfish më e rëndë. Nisur nga denoncimet ka rezultuar që njerëzit kanë shkuar të marrin kredi, tjetri ka shitur lopën. S’mundet ai të vendosë çmimin e zemrës aty sa të dojë… të shkojë të hapë një spital privat e t’ia vejë, por jo të vendosë çmimet aty në spitalin e shtetit, me dorezat e shtetit, me shapkat e shtetit, e me tabelë në derë si bursa. Boll tani se unë vetë kam paguar aty për një njeri timin,”-tha Kikia.