Ka Shqiptarë që përdorin patenta fallco por në Pakistan ndodh hataja. 1 në 3 pilotë ka licensë fallco!

Islamabad, Pakistan. Me shume se 30% e piloteve civile kane licensa fallco dhe nuk jane te kualifikuar per te fluturuar. Kete e beri te ditur ministri aviacionit te enjten.

Duke folur ne keshillin kombetar, ministri u shpreh se 262 pilote nuk kane dhene fare provim fluturimi. Ata kane paguar te tjere persona per te bere te mundur kalimin ne provim.

Pakistani ka aktive 860 pilote te cilet bejne fluturime brenda Pakistanit dhe nje pjese e tyre fluturime internacionale. Deklarata e tij ka shkaktuar frike tek Pakistanezet por deri tani nuk dihet nese do merret ndonje mase apo cdo gje do vazhdoje sic ka qene.