Ka 8 javë që burri nuk më lë që të ngjitem në katin e dytë të shtëpisë tonë të re. Po filloj të kem dyshime te forta që.

Une dhe burri im kemi mbi 4 vite qe jemi te martuar. Ai eshte nje njeri shume i mire por ndonjehere behet shume kokeforte dhe kembengul qe ti dali e tija se sben.

Zakonisht kjo sjelljeje nuk me shqeteson sepse ai behet kokeforte per gjera te vogla. Problemi fillon me shtepine tone te re. Kemi vetem 8 jave qe e kemi blere. Eshte shtepi dykateshe. Cdo gje po shkonte shume mire kur burri im filloi me mendimet e tij te cuditshme.

Atij ju ka fiksuar ne koke qe une nuk duhet te hipi lart ne katin e dyte te shtepise. Kjo eshte gjeja me e cuditshme qe me ka ndodhur ndonjehere. Nuk mundem dot te shijoj plotesisht shtepine tone te re. I kam kerkuar disa here qe te ngjitem lart por ai me ndalon dhe me thote “ne asnje menyre, ne katin e dyte do rri vetem une dhe jo ti. Kati i dyte eshte vetem i imi”

Ne fillim ma thoshte si me shaka qe “e kam zene vetem per vete katin e dyte” por po kalojne 2 muaj dhe tashme ka filluar te vije nje ere e cuditshme nga lart. Nuk eshte ndonje ere e rende, biles pothuajse nuk ndjehet fare. Por eshte nje lloj ere qe se shpjegoj dot. Nuk e di se cfare behet lart. Kam dyshime te forta ne koke. Ja kam thene edhe disa shoqeve kete gje. Ato me thojne qe thjeshte te ngjitem lart dhe mos ta pyes fare burrin. Te shoh cfare behet lart. Por une nuk jam ai lloj tip femre. Une dua qe burri im te tregohet i hapur me mua. Te me shpjegoje sjelljen e tij te cuditshme. Nuk dua te ngjitem fshehtas dhe te pergjoj.

Si mendoni ju cfare mund te jete ajo era e cuditshme? Cfare po fsheh burri im?

ShtypKëtu.com © 2020. Ndalohet kopjimi këtij materiali. Historitë e nisura tek ShtypKëtu, editohen nga stafi ynë duke hequr emrat dhe duke korrektuar gabimet e shkrimeve të dërguara.