Jul Deda sulmon Ben Blushin: “O intrigant. Rritu se je i vogël. Boll u more me port-hale. E shkatërrove Top Channelin”

Aktori i humorit, Julian Deda ka shkruar me tone mjaft të forta, kundër drejtorit të Top Channel, Ben Blushit, pasi ky i fundit në një shkrim thotë se Tv Klan dhe Klanifornia paskan rënë në audience.

Në një postim në rrjetet sociale, Julian Deda shkruan se ka qënë pjesë e Topit dhe Portokallisë, në vitet e tyre të arta. Ndërsa tashmë, sipas tij, Topi po shkatërrohet nga Ben Blushi.

Ndër të tjera, Deda shkruan se arsyeja se pse ajo media u shkatërrua tërësisht, është se Blushi nuk e ka qejf punën, por vetëm intrigat.

“Drejtuar Benit që (nuk) ecën vetë…!

Ben, si kalove? Lexova artikullin që kishe shkruar dhe e kishe hedhur në port-halen e Meros, ku thua se Tv Klan dhe Klanifornia paskan rënë në audience. Me thënë të drejtën ma derguan në ËhatsApp, se mua as me shkon ndërmend ta klikoj një paçavure si Tema.

Së pari. Unë kam punuar në Top-Channel dhe në Portokalli në vitet e arta të këtyre të dyjave. Ishte koha kur të mos e shikoje Portokalline ishte turp, ndoshta edhe mëkat. Kam qënë pjesë e këtij suksesi dhe sigurisht ruaj akoma respekt per logon e Topit dhe sidomos për veprën e Tanit, i cili me ikjen e tij shkaktoi një dëm të madh, tek ne të gjithë në përgjithësi dhe në veçanti demtoi median që ai ndertoi me shumë pasion.

Së dyti. Ben, akoma para se të vije ti (se ti je akoma i vogël në Top) në atë post, aty kishte filluar disheza, filluan të iknin me rradhë aktorët që kontribuan sinqerisht dhe pa hile në suksesin e parë të Portokallisë. Arsyet pse ikën të gjithë t’i thotë regjisori i spektaklit, gjithmonë nëse flisni me njëri tjetrin. Më vonë kur u shfaqe ti, ajo media u shkatërrua tërësisht, se ti nuk e do punën por ke fort qejf intrigat, që i shkruan vetë, por i shkruan keq (medemek sikur nuk i shkruan ti) dhe i shpërndan port-haleve. “-shkruan Julian Deda.

Më tej, ai thekson se Blushi nuk ka me çfarë meret, sepse ai nuk di të punojë, dhe as nuk e njeh punën si koncept.

Gjithashtu, Julian Deda shkruan se Ben Blushi, është aq i dëshpëruar sa ka nevojë të mbajnë përdore, sepse vetë nuk mund të ecë.

“Së treti. Në karrieren time, asnjëherë nuk jam marrë me shifra audience, as kur punoja në Portokalli, as në Apartamentin 2xL, as në Sketch Shoë Albania, as në Grand Hotel 2xL, as në Duplex dhe as sot që punoj në Klanifornia (në sa shumë spektakle paskam punuar, nejse se nuk kupton nga këto ti), nuk jam marrë me grafiqet audiencën sepse më është dukur kohë e humbur dhe jashtë punës sime të përditshme. Ti merresh dhe mirë bën, me çfarë do merresh tjetër aman, jo se s’ka punë por se ti nuk di të punosh, nuk e njeh si koncept. Gjithsesi Klanifornia (pema me kokrra që ti e godet nga shumë poshtë) është një spektel humori që sot arrin mbi 50% të audiences totale dhe ti e di shumë mirë por të ikën truri nga ky fakt. Gjysma e aktorëve që ke aty kërkojne të vijnë në Klanifornia, jo sepse nuk duan Portokallinë, por sepse nuk durojnë dot Topin që ti e shndërrove në disfatë.

Së katërti. E kuptoj, ti nuk e ke as me Klanifornian, as me Klanin. Ti e ke me veten, me faktin që s’po arrin te prodhosh një emision normal që kur u bëre drejtor në atë institucion. Por unë të falenderoj që merresh me Klanifornian, kjo tregon se është spektakli që ti ndjek më shumë. Rrofsh Ben.

Së pesti. Kur ishe i vogel, ecje vetë Ben. Sot je aq i dëshpëruar sa ke nevojë të të mbajnë përdore, të të shtyjnë dhe të të terheqin, me pak fjale je fiks në habitatin tënd natyral. Në fakt më vjen keq për këtë, sepse ti, me pak përpjekje, mund ti kishe shtyrë me më shume dinjitet edhe keto pak vite karrierë që të kanë ngelur. Rritu Ben, rritu.

P.s. Ben, të fala Edit…!”-përfundon postimin e tij Julian Deda.