Grainne Kealy i kishte ngritur te dyja kembet perpjete, ne kruskotin e makines ne momentin kur ndodhi hataja.

Makina rreshkiti ne nje pjese te rruges te ngrire nga akulli dhe u perplas me force balleperballe me nje mur.
Te dy gjunjet e Grainne u perplasen me ballin e saj duke e “thyer”
Balli i saj u zhyt ne kafke dhe sipas doktorreve ky eshte aksidenti me i cuditshem qe kane pare gjate karrieres se tyre.
“Balli njeriut eshte shume i forte” u shprehen ekspertet “por ne rastin e saj, fuqia e perplasjes se gjunjve me ballin, u shtua edhe nga shperthimi i airbegeve te cilet i palosen gjunjet mbi fytyren e saj.

Makina po ecte me rreth 200 kilometra ne ore ne momentin kur ndodhi aksidenti. 36 vjecarja ne ate kohe ishte 22 vjec dhe u be me shume se 1 dekade qe vazhdon te vuaje pasojat e atij aksidenti.
Mjekeve qe ju desh te hiqnin ballin e saj te demtuar me operacion, u shprehen se ajo dukej shume e cuditshme.

Grainne, nga Laois, Irlandë, i tha revistës Fabulous: “Kur makina u përplas me murin, jastiket e ajrit u frynë, por këmbët e mia ishin te ngritura perpjete ne kruskot dhe shperthimi airbegut i shtyu kembet dhe mi perplasi te dyja gjunjet ne fytyren time”.
Ajo u dërgua me urgjencë në spital me thyerje të shumta të fytyrës dhe gjithashtu kishte një rrjedhje të lëngut cerebrospinal nga truri i saj i cili kërkoi trajtim nga një kirurg neurokirurg në Spitalin Beaumont të Dublinit.
Grainne tha: “Doktorret me thane se balli kishte hyre brenda ne kafke dhe atyre do ti duhej ta terhiqnin ballin ta nxirrnin perseri aty ku ishte. Ishte e tmerrshme”
Por edhe pse operacioni ishte i suksesshëm, gruaja pësoi ndërlikime dhe doktorret u detyruan tja hiqnin komplet ballin.
Disa vite me pare ajo beri nje operacion estetik, ku ju vendos nje balle qeramike ne itali por megjithese problemi i saj estetik u zgjidh problemet e saj shendetesore vazhdojne.

Ajo tha: «Unë vazhdimisht humbas fjalite i harroj ndërkohe qe jam në mes të një bisede. Kjo mund të më ndodhë 20 herë në ditë.
“Kam dhimbje koke kur shumë njerëz flasin njekohesisht dhe ndonjëherë e kam të vështirë të qëndroj e përqendruar.”
Tani Grainne po përpiqet të përhapë mesazhe sensibilizuese për rreziqet e udhëtimit me këmbët perpjete ne makine.
Ajo poston ne rrjetet e saj sociale shume foto te njerezve te famshem qe udhetojne me kembe perpjete ne makine dhe thote: Ata nuk e kane fare idene sesa e rrezikshme eshte ajo qe po bejne.
Edhe sot e kesaj dite po i vuaj pasojat e veprimeve te mia te papergjegjshme.