Ish deputetja e Lsi: “Monikës nuk i bën syri tërr njësoj si mbretëresha Teutë. Rama është i mbaruar”

Pas deklaratave të kryeministrit Edi Rama i cili ironizoi Presidentin e Republikës me dekoratat, ish-deputetja e LSI-së, Kejdi Mehmetaj shkruan se kryeministri e ka ndarë mendjen t’u shkaktojë humor shqiptarëve.

Mehmetaj thotë se kryeministri përfundimisht është i mbaruar. “Edi Rama e paska ndarë mendjen ti shkaktojë humor shqiptarëve sot e me kalimin e orëve duket se i shtohen edhe dozat e budallallëqeve që thotë, edhe pse tani nga fundi një gjë e qëlloi në shenjë.

Shumë mirë bëri që e përmendi Mbretëreshë Teutën, asaj nuk i bëri syri tërr nga Perandoria Romake, e jo më ti bëj Monikës tonë syri tërr nga profeti i kokoshkave Edi Rama. Përfundimisht është i mbaruar”- shkruan ajo.