Ironike. Arrestohet këngëtarja Fjolla Morina. Kapet me pistoletë dhe 23 fishekë në Morinë! Vihet në pranga.

Këngëtarja kosovare Fjolla Morina është vënë në pranga nga policia kufitare në Morinë, pasi gjatë një kontrolli është gjetur një armë zjarri tip pistoletë dhe 23 fishekë, si dhe një pistoletë në dukje e dyshuar lodër cakmak.

Fjolla Morina

Këngëtarja 34- vjecare po udhëtonte edhe me dy persona të tjerë, të cilët kanë rënë në prangat e policisë. Pistoleta tip “Zoraki”, me 23 fishekë u gjet në çantën e dorës, ndërsa në bagazh të automjetit u gjet një pistoletë tip cakmak.

Fjolla Morina arrestohet

“Shërbimet e Policisë Kufitare në Morinë, në zbatim të masave për parandalimin dhe goditjen e krimeve ndërkufitare, kanë intensifikuar kontrollet si në dalje, ashtu dhe në hyrje.

Si rezultat i kontrolleve të shtuara bazuar në analizën e riskut të bërë nga shërbimet e Policisë Kufitare të Morinës, bazuar edhe në informacionet e marra nga Policia Kriminale e DVP Kukës, është kaluar në vijën e dytë për kontroll më të imtësishëm, mjeti tip “Audi”, me drejtuese shtetasen F.M., 34 vjeçe, banuese në Prishtinë, Kosovë, e cila udhëtonte me shtetasit F.M., dhe F.S., banues në Kosovë e Belgjikë. Gjatë kontrollit të kryer në vijën e dytë, në çantën e dorës së shtetases F.M, Policia Kufitare gjeti dhe sekuestroi në cilësinë e provës materiale një armë zjarri tip “Zoraki”, me 23 fishek.

Fjolla Morina

Ndërsa në bagazh të automjetit u gjet një pistolet në dukje e dyshuar lodër cakmak. Në përfundim të veprimeve hetimore, Specialistët për Hetimin e Trafikut të Paligjshëm dhe Narkotikëve në DVP Kukës, bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve; F.M., 34 vjeçe, banues në Prishtinë, Kosovë, F.M., 29 vjeç, banues Bresalc, Kosovë dhe F.S., 29 vjeç, banues për Belgjikë. Arrestimi i tyre u bë për veprën penale “Trafikimi i armëve dhe i municionit”. Materialet do t’i kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kukës për veprime të mëtejshme.”-thuhet në njoftimin e policisë.