Intervistë në krevat me Jonida Maliqin. Ardit Gjebrea: “Do doja ta bënim në dush por skemi moshë”

Ditën e sotme në emisionin “E diela shqiptare” do të jetë e ftuar speciale këngëtarja Jonida Maliqi, e cila do të zbulojë më shumë detaje rreth jetës së saj private si dhe emisionin e saj.

Moderatori Ardit Gjebrea, ka publikuar në rrjetet sociale një nga momentet e intervistës që do të zhvillohet në dhomën e gjumit.

Por disa nga komentuesit mendojnë që kjo është e tepërt dhe njëra prej tyre nuk ka nguruar ta kritikojë Arditin.

“Ardit këto janë budalliqe. Po në tualet do na nxirrni?“- ka shkruar një ndjekëse e moderatorit, i cili nuk ka nguruar t’i kthejë një përgjigje sa ironike dhe humoristike.

“Në fakt në dush e doja intervistën dhe dikush dikur do e bëjë, por kaq për moshën tonë këtë herë.“- ka shkruar Arditi.