I vdiq nëna nga korona, e bija i vuri flakën makinës se vdekjes nga frika e sëmundjes.

37 vjecarja Patricia. C nga Teksasi beri gjestin me te paimagjinueshem qe ka ndodhur deri tani.

Nena e saj ishte e infektuar me korona prej 3 javesh dhe e shtruar ne gjendje te rende ne nje nga spitalet e Dallasit. Ajo nderroi jete para 3 ditesh dhe do varrosej sipas te gjitha riteve.

Mesa duket gjendja psikologjike e vajzes se saj nuk ishte e mire. Deshmitare okulare, pohojne se ajo sillej cuditshem. Here pas here qeshte, kruhej me thonj fort neper trup dhe ne disa momente te tjera shperthente ne te qara histerike.

Por momenti qe i frikesoi te gjithe ishte kur makina me trupin e nenes se saj u afrua tek varrezat. Ne momentin kur shoferi i makines ishte duke biseduar me dike, Patricia C nxorri nga bagazhi i makines se saj nje bidon me benzine, lagu pjesen e pasme te makines se vdekjes dhe i vuri flaken.

Te pranishmit u tronditen duke pare skenen e te vdekures qe digjej me zjarr. Disa prej tyre tentuan te shuanin flaket por cdo gje ishte e kote.

Per momentin Patricia nuk eshte marre ne pyetje nga policia sepse gjendet ne spital ne gjendje jo te mire mendore.