Hëngri mbathjet e tij në mënyrë që policia të mos i dedektonte alkolin në testin e frymëmarrjes por.

Nje 18 vjecar nga Stettler hengri nje pjese te mbathjeve te tij, me shpresen se pambuku i tyre do te thithte alkolin duke bere te pamundur dedektimin e tij ne testin e frymemarrjes.

Kjo ishte deshmia e dhene sot ne gjykate nga policia, ku djaloshi akuzohet per tejkalim te normave te alkolit prej 0.8 duke u bere rrezik per te tjeret ne ngarjen e makines.

Sipas policise, ne momentin e ndalimit ata e vendosen djalin e quajtur Andy mbrapa makines se policise. Aty djaloshi shqepi me dhembe mbathjet e tij dhe futi nje pjese te tyre ne goje. Policet menduan se ai tentoi te bente vetevrasje dhe ja hoqen menjehere mbathjet nga goja. Por djaloshi i sqaroi policet se sipas tij ai “po tentonte te thithte alkolin me pambukun e mbathjeve, ne menyre qe kur policet ti benin me pas testin e alkolit mos te dedektonin pranine e tij ne frymemarrje”

Gjykatesi u shpreh se nuk kishte degjuar kurre ne jete nje rast te tille dhe mbi te gjitha alkoli u detektua prej policise pra ngrenia e mbathjeve ishte nje veprim komplet i kote.