Habit Monika Kryemadhi: “Meta do bëhet ministër i brendshëm kur të fitojmë ndërsa Luli do bëhet..”

TIRANË– Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi ‘ka ndarë’ postet. E ftuar në studion e gazetarit Çim Peka, Kryemadhi u shpreh se Presidenti Ilir Meta, pas zgjedhjeve të 2021-shit, mund të bëhet Ministër i Brendshëm.

Monika kryemadhi ilir meta

E pyetur nëse Meta mund të bëhet kryeministrër, Kryemadhi e mohoi këtë gjë.

Ajo e kryeministrit të jeni të bindur që nuk ndodh, se është Basha kryeministri i Opozitës së Bashkuar, por ministër i Brendshëm mund të ndodhë, po e pati me qejf Ilir Meta…Dashuria e Metës për Bashën është dashuri politike, nuk është në doza të pakta,”– tha Kryemadhi ndër të tjera.