Habit Blendi Klosi: “Nga sot ndalohen klarinetat në dasmë. Përhapin koronën. Vetëm fizarmonika lejohet”

Ministri i turizmit ka shpallur ndalimin e disa veglave muzikore dhe lejimin e disa te tjerave. E gjitha kjo ne kuader te masave te marrura kunder korones.

Gjithashtu ai ka sqaruar edhe deklaraten e tij te bera disa dite me pare ku shprehej se muzika rrit shperndarjen e korones.

Per mediat lokale ai eshte shprehur:

Une nuk heq dore nga bindja ime se muzika eshte arma me e tmerrshme ne perhapjen e korones. Sidomos veglat frymore shkaktojne menjehere infektim. Ne laboratorin e ministrise se turizmit, ne ftuam nje klarinetist qe ti binte gerrnetes. Sipas matjeve tona, kur instrumentisti i fryen fort klarinetes, arrin ta shperndaje koronen deri ne 10 metra larg. Kjo eshte e papranueshme dhe nga dita e sotme ndalohet klarineta ne dasma.

Blendi Klosi

Ministri turizmit u shpreh se vegla te tilla si fizarmonika dhe kitarra do te lejohen.

Gjithashtu ai tha se:

Ndalohet vetem gerrneta, fyelli dhe darja. Lejohet organo, kitarra dhe fizarmonika. Dasmat duhet te behen se sben me dixhei. Nuk lejohen kengetaret sepse nxjerrin shume fryme kur kendojne dhe behen burim infektimi.

Blendi Klosi

Rregullat e reja hyjne nga sot ne fuqi. Ministri i shendetesise se Gjermanise, ka vendosur ti japi Blendi Klosit cmimin e madh Honoris Causa ne doktorature. Zbulimi i ministrit Klosi ka tronditur boten e shkences. Kinezet u gjeten te papregatitur para ketij zbulimi te madh.

Ne te gjithe boten ka filluar te nderpritet muzika dhe numri i infeksioneve ka rene me 50%. E gjitha kjo fale zbulimit gjenial te ministrit Shqiptar.

Satirë/Humor ShtypKëtu.com © 2020. Ndalohet kopjimi këtij materiali.