Gërrhitja ime zgjon burrin gjatë natës dhe po na shkatërron martesën. Si i bëhet këtij halli?

Jam 28 vjec dhe burri im eshte 31. Gjithmone kam pasur probleme me gerrhitjen naten por jo aq shume sa tani.

Ceshte e verteta kam shtuar pak peshe gjate karantines dhe e ndjej qe kjo reflektohet tek e gerrhitura. Kemi arritur ne ate pike sa kur zgjohem ne mengjes e gjej burrin duke fjetur ne guzhine. Ai i shkreti nuk ankohet por fakti qe nuk flen me me mua do te thote qe nuk ben dot gjumin rehat kur une gerrhas.

Nga sikleti i madh i thashe burrit te fleje ne krevatin dopjo kurse une i thashe do flej ne guzhine qe mos ta shqetesoj. E kemi bere disa net rresht kete metode. Mbreme si gjithmone i thashe qe po shkoj te flej ne guzhine por burri me kerkoi te flejme bashke sepse sic me tha me humor “me ka marre malli te flej me gruan time”

Si perfundim fjetem bashke por kur u zgjova ne mengjes e pashe burrin me syte e kuq. Nuk kishte vene gjume ne sy gjate nates. U ndjeva shume keq. Ai nuk me ve faj fare mua por une e di shume mire qe eshte faji im. Normalisht une e kuptoj qe duhet te bie nga pesha qe te eliminoj disi gerrhitjen. Problemi eshte qe sado qe te mbaj djete une perseri nuk mund te bie aq shpejt nga pesha pra kjo pune do zgjasi.

Doktorri me tha qe nuk ka asnje lloj metode per te eliminuar gerrhitjen. Duhet vetem te bie disa kile dhe duhet pak kohe, disa muaj derisa te eliminohet disi. A keni ndonje keshille se si tja bej gjate kesaj kohe?

ShtypKëtu.com © 2020. Ndalohet kopjimi këtij materiali. Historitë e nisura tek ShtypKëtu, editohen nga stafi ynë duke hequr emrat dhe duke korrektuar gabimet e shkrimeve të dërguara.