Futet në intubim Koço Devole. Prej ditësh është në luftë me kovidin. Ka dhe sëmundje shoqëruese!

Aktori i njohur i humorit, Koço Devole, prej 10 ditësh rezulton pozitiv me Covid-19 dhe duket se gjendja e tij është përkeqësuar.

Burime për “Report Tv” kanë bërë të ditur se Devole ka dalë ditën e djeshme nga spitali, ku ka qëndruar i shtruar për disa ditë, por është rikthyer sërish për shkak të gjendjes së rënduar.

Madje bëhet me dije se ai është futur në intubim dhe se vuan nga disa sëmundje të tjera bashkëshoqëruese.

Koço Devole është një nga personalitet më të njohura të humorit shqiptar dhe numëron në repertorin e tij qindra role, në filma dhe komedi. Në vitin 2004 – 2005 Koço Devole ka punuar si regjisor dhe skenarist ne emisionin “Fiks Fare” si dhe në spektaklin humoristik “Portokalli”.

Devole ka qenë skenarist dhe aktor në koncertet e Vitit të Ri te RTSH-së në vitet 1979 – 1997, si edhe autor dhe Regjisor në telekomeditë: Çanta e zezë 1986, Të gjallë apo të vdekur 1996, Çanta me një milion 1993, Një ditë i çmendur 1995, Pushime në Romë 1996, Tre shokë pa shërbyesen 2001, Karafili dhe Kleopatra 2001, Milioneri 2005, Na ishte njëherë Shqipëria 2009.