Analisti Frrok Çupi bëri deklarata të forta dje në Open (Top Channel) teksa u shpreh se presidenti Ilir Meta ka ka thene se do vrasë disa persona.

“Mua ma ka thënë vetë Ilir Meta do vras këtë e do vras atë. Unë nuk jam për presidentin e terrorin. Kërcënimi dhe terrori i Ilir Metës nuk pranohet,”
Frrok Cupi
Po ti thoje në Prokurori këto gjëra?- ndërhyri Fahri Balliu.

I them kur të dua unë, Fahri- iu përgjigj Çupi.
Më herët Çupi e akuzoi Metën si një person shumë të korruptuar.
‘Ilir Meta është personi më i korruptuar në botë pas kryeministrit të Malajzisë. Nuk ka njeri më të korruptuar në rruzullin tokësor sesa Ilir Meta. Edhe ndërkombëtarët e takojnë si një person që shkel Kushtetutën- tha Çupi.