Françeska Jaçe shpërthen mbas aksidentit: “Nuk e çaj kokën për fjalët. Kam të bëj me njerëz e jo kafshë”

TIRANË– Modelja Françeska Jaçe duket se nuk i ka pritur mirë lajmet e bëra për të, pas aksidentit me makinë që pësoi pak ditë më parë.

Duke shpërndarë një artikull, në të cilin shkruhej për të, ajo ka treguar se shkak për aksidentin nuk ishte as shpejtësia dhe as intoksimi, por nuk ka bërë me dije arsyen e vërtetë.

Duke iu referuar si të parëndësishme komenteve negative, modelja ka falenderuar të gjithë ata që janë shqetësuar për të.

Faleminderit të gjithëve për komentet pozitive dhe dua të përmend që komentet negative të trilluara nuk kanë vend në këtë aksident pasi diskutohet jeta e një njeriu… Natyra ime moskokëçarëse që në fillim të jetës sime publike më bën mos t’i marr për bazë dhe mbi të gjitha nëse kam të bëj me njerëz jo me kafshë. Për të gjithë njerëzit që janë të shqetësuar por edhe për ata që kanë gjykuar po iu tregoj arysen e aksidentit nuk ishte as shpejtësia në një zonë të banuar dhe as alkooli, pasi çdo test ka dalë negativ. P.S. Meqë ra fjala, unë jam 26 vjeç,”-shkruan Jaçe.

Ngjarja ndodhi dy ditë më parë në rrethrrotullimin e Nartës, ku makina e modeles përfundoi me rrota në ajër për shkak të incidentit. Megjithatë fatmirësisht ajo është në gjendje të mirë shëndetësore.