Flet pa doreza Deda: “Problemet me gruan i zgjidh në krevat por nëse janë fëmijët zgjuar nuk..”

TIRANË– Aktori Julian Deda ka rrëfyer detaje nga jeta e tij personale. I ftuar në “Glamour Zone”, Deda tregoi se është shoqëruar dy herë në rajonin e policisë, njëherë gabimisht dhe njëherë për zhurmë.

Gjatë intervistës, ai u pyet se si i zgjidh problemet me të shoqen dhe tha se këtë gjë e ‘sqarojnë’ në shtrat. Për aktorin Albano Bogdo, Juli tha se ai i ka marrë lekë borxh, por që më vonë ia ka kthyer.

Pjesë nga intervista:

Pyetje: Kush të ka marrë para borxh nga kolegët?

Julian Deda: Albano Bogdo më ka marrë para borxh. Po, po , sigurisht që mi ka kthyer. Të gjithë u marrim lekë borxh njëri-tjetrit herë pas here.

Pyetje: E ke shkelur ndonjëherë ligjin ose a je shoqëruar në polici?

Julian Deda: Nuk kam vrarë dhe nuk kam vjedhur, pra nuk e kam shkelur ligjin (qesh). Por në rajon më kanë shoqëruar dy herë. Herën e parë kam qenë në shkollën e lart dhe ishte keqkuptim. Ishim në një lokal, dhe tavolina ngjitur pati disa probleme, por na morën edhe ne. Ndërsa herën e dytë më shoqëruan për zhurmë. Por më liruan sërish në mëngjes (qesh).

Ester Bylyku: Ke thënë që nuk para zihesh me bashkëshorten, po në momentin që keni ndonjë mosmarrëveshje si e zgjidhni? Si e gjeni gjuhën e artë me njëri tjetrin?

Julian Deda: Aaa, si e zgjidhim… , e marr dhe shkojmë në krevat (qesh). Por varet orari, nëse është orë e vonë shkojmë, ose nësë s’është orë e vonë dhe janë fëmijët nuk shkojmë (qesh). Unë nuk mbaj shumë inat, ta thashë. Edhe nëse kemi ndonjë gjë, shkoj ta sqarojmë, nuk mund të rri pa folur, nuk e mbaj dot.