Fjalët e fundit të Koço Devoles para se të ndahej nga jeta: “Çfarë dreq virusi paska qenë ky që..”

Infermieri i Infektivit tregon fjalët e fundit të Koço Devoles.

Korab Gjana infermieri në spitali Infektiv, ka treguar momentet e fundit përpara se aktori i njohur humorit Koço Devole, të ndahej nga jeta.

“Momentet e fundit me Koco Devole. Ne mëngjes kur po shikoja me nxitim te sëmuret me radhe… Kur mbërrij tek dhoma e shtrimit te Kocos… he mo Koco si je sot? Ahh mor Korab si te jem me përgjigjet. Cfare dreq virusi paska qene ky qe po ma merr shpirtin…Njeriu qe do i mungoj çdokujt! Ky virus s’te kurseu as ty”, tregon Gjana.

Aktori Muharrem Hoxha tregon telefonatën e fundit me Koço Devolen: Shqipëria humbi një artist me zemër të madhe

Aktori i njohur Muharrem Hoxha në një lidhje telefonike për Report Tv ka shprehur ngushëllimet e tij për ndarjen nga jeta të kolegut të tij, humoristit të madh Koço Devole.

Ai e quan këtë një lajm të kobshëm, pasi thotë se Shqipëria humbi një aktor me zemër të madhe. Ndërkaq ka treguar edhe telefonatën e fundit që ka bërë me të kur ai ishte sëmurë.

“Është lajm i dhimbshëm. Koço Devole është aktor i përmasave jashtëzakonisht të mëdha. I kishte të gjitha. Aktor regjisor prezantues, ka bërë gjithë ato koncerete, na ka ofruar afër… E humbi familja po e humbi edhe Shqiperia. Ky brez nuk vjen më. Njeri i ëmbël shumë paqësor. Mbi të gjithë artist me zemër të madhe.

Jemi mbushur plot, ishalla se zgjasim shumë sepse spo e mbaj dot. E kam dashur jashtë mase ashtu sikurse të tjerët. E dija se ishte pa qejf e merrja në telefon dhe i thoja do kalosh. E më thoshte ishalla. Nushëlloj të shoqen, vajzën djemtë dhe të gjithë njerëzit e tij. Ka humbur një akto i paparë.

Me Covid ishte keq u bë më mirë pastaj u kthye përsëri. Kam pyetur doktorët e më thanë se Covid e kaloi por sëmundja tjetër e ka rënduar. Unë jam rrit në duar të atyne, Fadil Hasës, Koço Devole. Edhe tani që ishte te fiksi i bënte gjërat me finesë. Aktor i madh. Faleminderit shumë se jam i mbushur”, tha ai.