Fevziu pyet nënkryetarin e bashkisë: “Si ishte byfteku?” Habit Mazniku: “Ishte shumë i shijshëm.

Pyetjes se Fevziut në Opinion rreth darkës që hëngri delegacioni Shqiptar ne Dubai, nenkryetari i bashkise ju pergjigj pozitivisht.

Fevziu drejtuar Arber Maznikut: “Si ishte byfteku?”

Arber Mazniku: “Ishte shume i shijshem”

Gjithashtu i ftuar dhe në emisionin ‘Çim Peka Live’ ai ka thënë se nuk ishte darka e vetme pasi zyrtarët kanë drekuar me arabët dhe takimet sipas tij kanë ndodhur për një marrëveshje teknike.

Ndër të tjera ai ka thënë se takimet nuk po bëheshin në mënyrë të fshehur pasi sipas tij në darkën mes zyrtarëve ishin dhe katër grupe gazetarësh.

“Duhen përdorur të gjitha mënyrat e mundshme të ligjshme që t’i joshim investitorët të vijnë në Shqipëri. Aty me ne kishte katër grupe gazetarësh, që kanë filmuar takimet, kanë bërë intervista dhe janë transmetuar në TV publike,” – tha Mazniku ndër të tjera.