“Femrën e dua zonjë në rrugë dhe k**vë në shtëpi.” Habit personazhi i “Përputhen”

Ana Kauri dhe Elvisi kanë realizuar së fundmi një takim, i cili mesa kuptuam nuk do vijojë më pasi Ana zgjodhi dikë tjetër për takimin e javës së ardhshme.

Mirëpo, një deklaratë e bërë nga Elvisi mori vëmendjen e të gjithëve. Gjatë bisedës ai dhe Ana u thelluan në tematika të ndryshme, që dërguan deri në detaje intime.

Ana pyeti Elvisin se si e dëshiron një femër, ndërsa ai kishte një përgjigje të çuditshme dhe të papritur: “Zonjë në rrugë dhe bushtër në shtëpi”.

Kjo deklaratë ka çuditur edhe konkurrentët e tjerë, duke nxitur jo pak debate.

Po ashtu, gjatë bisedës së tyre u pa se të dy ishin të mendimit se afrimiteti në takimet e para është paksa i ekzagjeruar. Kjo gjë u mor si një kunjë për Melisën, e cila gjatë takimit me Fatjonin shfaqi shumë afrimitet, duke mos kursyer puthjet dhe përqafimet.

Megjithatë, gjatë debatit në studio, Melisa tha se nuk e mori personale bisedën e bërë, duke u shprehur se parapëlqen t’i bëjë gjërat si i ndjen e nuk e ka kompleks fare atë gjë.

Ndoshta jam e vetmja që kam bërë shumë gjeste, ndoshta e kanë pasur me mua, por nuk e mora personale. Ti mund të jesh më shumë femër si unë. Nëse do e ndiej me e puth, do e puth; ashtu e ndiej, ashtu e bëj. Nëse mashkulli është aq i cekët dhe keqkupton reagimin tim, ai nuk është për mua.

Ndërsa Ana Kauri kishte një tezë të fuqishme pasi tha se sipas saj nëse nuk përmbahesh para një mashkulli “nuk je femër”.

Unë jam e përmbajtur dhe jo të veproj në fillim, këtë doja të kuptoja tek Elvisi. Për këtë gjë ia kam drejtuar edhe pyetjen. Një femër që nuk di të kontrolloj veten nuk është në nivelin që është një femër. Njeriun nga kafsha e dallojnë disa instinkte të vogla.