E takoi Rama si endacak por ai ishte këngëtar i njohur dikur! Por si përfundoi kështu? Ja çfarë thanë..

Këngëtari që mori vëmendjen e kryeministrit Rama mbrëmjen e kaluar pas përfundimit të Asamblesë Kombëtare të PS është Shpëtim Levendi.

Këtë e kanë zbuluar ndjekësit e Edi Ramës, të cilët kanë komentuar në videon që shpërndau në Facebook teksa buzëqeshte dhe Levendi këndonte “Ku t’ka lala moj picirruke”.

Një prej ndjekësve thotë se ishte varësia ndaj bixhozit që e ktheu Levendin nga një mjeshtër të muzikës në një endacak të pastrehë.

Ndjekësit i kanë kërkuar Ramës që të ndihmojë këngëtarin që nuk është i panjohur për vendin.

Kujtojmë se Edi Rama u kritikua për videon që publikoi në rrjet.

Ishte zëdhënësi i Presidentit, Tedi Blushi që i tha se asnjë kryeministër nuk tallet me varfërinë ekstreme që i ka shkaktuar popullit të tij. Ndërkohë nuk ka ende një reagim nga vetë Rama për këto komente.