Një ngjarje e rëndë ka ndodhur paraditen e sotme në Spitalin Infektiv në QSUT.
Një prej pacientëve të infektuar me koronavirus, i cili ishte i shtruar në spitalin Covid 1, është vetë hedhur nga kati i dytë i spitalit, shkruan “Panorama”.
Nuk ka ende një informacion zyrtar për ngjarjen.
Ky është rasti i katërt që një pacient i infektuar me Covid ndërmerr aktin e rëndë në spitalet Covid.
Kujtojmë se tre pacientë janë vetëhedhur nga Sanatoriumi në vetëm pak muaj. Ata kanë gjetur vdekjen e menjëhershme.