E pabesueshme! Berisha: “Kërkoj ndjesë. U bazova në një lajm të rremë. Fjalët e tjera janë të tepërta”

Ish-kryeministri Sali Berisha ka kërkuar ndjesë publike pas akuzave që ngriti ndaj shefes së ONM, Genoveva Ruiz Calavera, të cilën e cilësoi si të blerë me paratë e drogës së kryeministrit Edi Rama.

I ftuar në “Tempora”, Berisha tha se gjithçka ishte një lajm i rremë, të cilin ai e kishte besuar.

Statusi im bazohej në një fake news dhe unë besoj plotësisht te përgënjeshtrimi që bëri komisioneri Varhelyi, që unë e vlerësoj si njeri serioz, transparent dhe një njeri që përpiqet të ndihmojë Shqipërinë me aq mundësi që ka. Nuk ka arsye të dyshoj në përgënjeshtrimin e tij. Tërheq me ndjesë statusin tim me bazë një fake news. Besoj që komentet e tjera janë të tepërta,”- tha Berisha.

Një ditë më parë, komisioneri i Zgjerimit, Oliver Varhelyi tha se kishte besim tek shefja e OMN-së dhe ambasadori i BE në Tiranë, Luigi Soreca, duke i konsideruar akuzat të pavërteta. Të shtunën Berisha postoi një lajm ne Facebook me autor Kasandra që shkruante se Calavera kishte ndërhyrë që Komisioni i Venezias të mos e merrte në shqrtim kërkesn e Presidentit Ilir Meta për ndryshimet në kodin zgjedhor.