E kam gënjyer gruan për 4 vite rresht për moshën time. Nuk po e mbaj dot më përbrenda. Ti tregoj apo jo?

Une jam 25 vjec dhe e kam njohur gruan time (36 vjecare) kur sapo kisha mbushur 20 vjec.

Qe kur e kam njohur ajo gjithmone ma permend qe dukem shume i ri per moshen qe kam. Ne ate kohe ajo ishte 31 vjec dhe une i thashe se jam 25.

Sigurisht qe ne fillim nuk mendoja se gjerat do beheshin serioze dhe une do martohesha me te prandaj nuk mendova se ishte ndonje problem i madh qe e genjeva per moshen. Si perfundim ne u martuam bashke dhe une nuk munda ti tregoja te verteten e moshes.

Me te gjitha letrat, perfshire certifikaten e marteses jam marre vetem une ndaj ajo nuk k mundur te zbuloje gje. Tani kemi 2 femije dhe une jam i detyruar te kem sa me pak kontakte me familjen time (mamin, babin, vellain dhe motren) ne menyre qe te shmang ndonje situate ku permendet mosha ime.

Tregohem super vigjilent me pashaporten dhe patenten time. I fsheh gjithmone dhe deri tani nuk ka rene rasti qe ti shohi me detaje dhe te zbuloje budallekun qe kam bere. Tani kam filluar te stresohem keq fare.

Ndjehem fajtor dhe as vete nuk e di si ja kam hedhur kaq kohe qe ta mbaj kete sekret. Nuk e di si do reagoje gruaja kur te kuptoje te verteten. Me mungon shume edhe familja ime dhe nuk mund te gjej dot me justifikime se perse kam kaq kohe qe nuk i takoj.

Tani kam menduar qe ti tregoj gruas te verteten por jam pothuajse 100% i sigurte qe ajo do ndahet nga une. Kam frike se do me mari femijet dhe do shkoje te jetoje tek prinderit e saj. Si mendoni? A ka ndonje menyre qe tja tregoj asaj pa ndodhur ndonje hata qe te ndahemi?

ShtypKëtu.com © 2020. Ndalohet kopjimi këtij materiali. Historitë e nisura tek ShtypKëtu, editohen nga stafi ynë duke hequr emrat dhe duke korrektuar gabimet e shkrimeve të dërguara.