E çuditshme! Njerëzit e verbër nuk shohin errësirë sepse nuk e perceptojnë dot ngjyrën e zezë. Ja se çfarë shohin.

Nje gazetar i njohur i BBC i cili eshte komplet i verber, shpjegon keqkuptimin qe ekziston tek njerezit, te cilet mendojne se personat e verber shohin erresire totale.

Ja se si e percepton ai mungesen e shikimit:

“Eshte i gabuar mendimi se ne, njerezit te cilet jemi komplet te verber shohim erresire ose perceptojme ngjyren e zeze. Biles per habine tuaj une mund te them se do te doja shume te shihja ngjyren e zeze. Me lejoni tja u shpjegoj kete kuriozitet”

“Une bej pjese ne nje grup shume te vogel njerezish te cilet jane komplet te verber. Ne syte e mi nuk hyn asnje fije drite. Shikimin e kam humbur 31 vite me pare, gjate nje operacioni i cili shkoi shume keq. Logjika e thjeshte e njerezve eshte se kur humbet shikimin cdo gje qe sheh eshte vetem erresire. Njelloj sikur te fusesh koken poshte jorganit ose kur mbyll syte fort. Kjo gje duhet te kishte ndodhur edhe me mua, sepse nervi im optik u shkeput gjate operacionit.”

“Ne fakt, per habine tuaj, ajo qe une shoh eshte drita. Nje drite e forte e tmerrshme dhe shumengjyreshe e cila shpesh here me jep dhimbje koke dhe eshte e padurueshme. Me lejoni tja u shpjegoj me detaje se cfare “shoh” une ne keto momente. Shoh nje ngjyre disi portokalli me nje ndricim te forte ne qender e cila tani sapo u be jeshile. Me pas behet blu me pak te verdhe dhe disa copeza ngjyre portokalli qe shperthejne ne mes.

Pjesa tjeter mbulohet nga disa figura te cuditshme gjeometrike te cilat nuk mund tja u shpjegoj dot. Disa me shfaqen ne forme resh te cilat ndryshojne forme here pas here. Pra sic e shikoni une kam shume deshire te shoh erresire qe te shplodh syte dhe trrurin por nuk mundem. Une nuk mundem te shoh erresire. Eshte torturuese per mua”

Me mungon shume erresira. Per mua erresira eshte qetesi e shpirtit. Kur kisha mundesine te shikoja para 31 vitesh me pelqente te shetisja naten dhe te shikoja dritat ne largesi.

Disa miq te mi me thojne se figurat fantastike qe une shoh dhe ngjyrat te cilat nuk i pershkruaj dot, jane sinjale qe vijne nga bota tjeter. Nga ajo bote te cilen njerezit me shikim nuk e shohin dot.