Dritan Hila: “Pse djathë me sallam do hante delegacioni zyrtar?” Ema Andrea: “Do të kalonte ty poshtë ushqimi që”

Gazetari Dritan Hila në një status të tijin në Facebook e ka cilësuar ‘spirre fejsbuku’, indinjatën që ka shpërthyer në rrjet pas një videoje të shpërndarë ku dukeshin ministra të Ramës duke darkuar në një nga restorantet më të shtrenjtë në Dubai.

“Prisni qe delegacionet zyrtare te hane suvllaqe ose doner me vetesherbim ne vizitat qe bejne?!
Besoni qe Berisha dhe Meta kane marre djathe e sallam me vete per te shtruar darkat zyrtare ne vizitat jashte?
Kujtoni se Luli neser ne pushtet do filloje te haje sandëich?
Ju duket cool te hash mish tek Nusreti?
Ju çudit prania e biznesmeneve ne delegacionet zyrtare kur flitet per investime?
Mendoni se duhet te flene ne motele autogrilli pa kondicioner?
Mendoni qe keta qe ulerijne per darken tek Nusreti nuk mendojne te shkojne sapo ti jepet mundesia?!
Pika ne muhabet. Tamam spirre fejsbuksish”, shkruan Hila në Facebook.

Përpos shumë komenteve nga ndjekësit e tij përgjigje pyetjeve të Hilës i ka dhënë dhe aktorja Ema Andrea e cila e ka cilësuar si frustrim prej luksi sjelljen e zyrtarëve të një shteteve më të varfra në Evropë: 

“Po, Z. Hila, Do me dukej normale, që politikanët dhe delegacionet te hanë vakte (pak rendesi ka çfare ka.ne pjate) me çmime qe mund te perballoheshin nga xhepi e nje qytetari shqiptar me ekonomi te mesme. Me duket e moralshme ne raport me shoqerine dhe ekonominë e vendit qe drejtojnë ata.

Ne se nuk eshte takim privat por perfaqesi e vendit qe drejtojne, Po, duhet ta ndjejne por detyre te mos shtiren as ne haje.

Me duket e detyrueshme te mos bejne te frustruarit prej luksit qe dikush tjeter, mund tja lejoje vetes.
Kur perfaqeson vendin qe drejton, nuk ka rendesi çmimi i ushqimit por vertetesia dhe e verteta te ben dinjitoz. 

Askush ska problem çfare permban pjata,sufllaqe a suflé, dhe mos e banalizoni keshtu problemin ju lutem.
Do te kalonte ty poshte, ushqimi qe kushton sa rroga qe merr per te ushqyer femijet? ‘Mjerim e krenari ‘ do thoshte dikush!”, shkruan aktorja në Facebook.