Doja të mbroja të dashurën nga ngacmimi por më rrahën në sy të saj. Më vjen turp. Si tja bëj?

Une jam 29 vjec dhe e dashura ime 28. Ishte duke u erresuar dhe po benim nje xhiro diku prane nje parku. U shkeputa per nje moment nga e dashura qe ti bleja dicka.

Kur u ktheva, nje tip pjaneci po e ngacmonte me fjale. E pashe qe e dashura ime ishte shume ne siklet. Para disa vitesh nje ish shefi saj e ka ngacmuar seksualisht dhe ajo sa here qe i afrohet ndonje mashkull e kap paniku.

Ajo po i thoshte qe “largohu se jam me te dashurin” por ai tipi nuk degjonte nga ai vesh. Ju afrova atij tipit dhe i thashe te ikte te pirdhej ose perndryshe do lajmeroja policine. Ai qelbej era raki. E mora te dashuren perkrahu dhe sapo i kthyem kurrizin, ai e kapi te dashuren time nga prapanica dhe i tha: “lere kete dhe hec me mua”

Direkt u ktheva dhe i gjuajta pjanecit me grusht. Po ja u kursej detajet e sherrit por ajo qe dua te them eshte se nuk ja dola dot. Ai me rrahu mire e mire dhe iku.

Te dashuren time e kapi paniku. U ndjeva shume keq qe nuk e ndihmova dot te dashuren time. U ndjeva i zhburreruar. Mu duk vetja i paafte. Sikur e lashe te dashuren te pambrojtur. Komplet i pavlere.

Tani e dashura ime ka dy dite qe nuk del nga shtepia. Akoma nuk i ka dalur frika e asaj qe ndodhi. Me ka thene qe neser do shkoje te beje terapi psikologjike dhe nuk ka shkuar fare ne pune. Gjithe diten vazhdon e qan. Dua ta ndihmoj por nuk di cte bej…

ShtypKëtu.com © 2020. Ndalohet kopjimi këtij materiali. Historitë e nisura tek ShtypKëtu, editohen nga stafi ynë duke hequr emrat dhe duke korrektuar gabimet e shkrimeve të dërguara.