“Ditë zie duhet të ishte për atë që merrte 400 mijë lekë në muaj rrogë e jo ky që i pinte puro në javë!”

Të hënën e sotme, data 29 mars, qeveria e shpalli si ditë zie kombëtare, në nder të deputetit të PS Bashkim Fino, i cili u nda nga jeta në mëngjes pas infektimit me C OVID19.

Ndërkohë ky vendim ka sjellë dhe reagimin e analistit të njohur që jeton në SHBA, Ilir Demalia.

Ai rendit arsyet se përse duhej shpallur ditë zie për vdekjen e të riut Arjan Sala, i cili humbi jetën mes flakëve për të shpetuar kolegët e tij pas zjarrit në qendrën tregtare në Tiranë, dhe jo për politikanin e njohur.

REAGIMI I PLOTE I ILIR DEMALISE

Ditë zie?!!

Ditë zie për ata që e kanë varfëruar dhe vrarë dhe bërë ferr vëndin, sa një popull do të iki nga sytë këmbët. Ditë zie duhet të ishte për Arjan Sala dhe familjen e tij. Me 400 mijë Leke pagese në muaj u flijua në flakë për të shpëtuar jetë njerëzish. 400 mijë lek ky për të cilin mbahet ditë zie, nga zia e këtij vendi, harxhonte vetëm për PURO në javë. Pa llogaritur milionat që paguheshin nga Buxheti Shtetit, pra nga taxpaguesit që jetojne në përpjekje për të dalë nga muaji, për kurimin e këtij B.F prej 4 vjetësh në Itali.

Familja e B.F është e siguruar në luks. Familjes dhe djalit Arjan Salas do ti mungojë jo vetëm djali, burri, babai por edhe mungesa financiare me dhimbjen e flakëve.

Shoqërisë shqiptare i mungon boshti moral i vlerave dhe vlerësimit dhe raporti me ato.

Kjo është zia permanente dhe prandaj jane ne kete gjëndje shqiptarët dhe do të vazhdojnë të trajtohen si kavje nga hajnat dhe mashtruesit ordiner të politikës.