TIRANË- Aktori i humorit Ermal Mamaqi është tërhequr prej disa kohësh nga ekrani dhe bota e televizionit për t’ju përkushtuar një talenti të ri, që siç duket nuk po e lë duarbosh. Mamaqi ka nisur prej disa muajsh tashmë kurse trajnimi për të gjithë të rinjtë që duan të bëhen të suksesshëm, ku përgjatë pandemisë bëri edhe bujë me fjalimin e famshëm “Mos lexoni libra, por çohuni nga kolltuku”.
Projekti tashmë duket se është finalizuar edhe në një akademi e cila sipas tij do të prodhojë njerëz të suksesshëm në këmbim të një pagese. Vetë aktori ka publikuar në rrjetet sociale, çmimet e paketës së suksesit për një vit, ku përfshihet një video me Ermalin me vlerën e 1 mijë eurove, apo dreka me miliardierët e Shqipërisë, në vlerën e 2 mijë eurove.
E gjithë paketa me afat një vjeçar kushton plot 39 mijë e 910 euro, por meqënëse sezoni i festave është afruar, ju mund ta përfitoni në vlerën e 9470 eurove.
Per keto cmime marramendese ka reaguar edhe gazetari Artan Hoxha:
Postimi nga Artan Hoxha:
“Nese kjo eshte e vertete?!?!?!
Çunat do e lene “mallin”, do fillojne te punojne me Ermalin
Pasi të kesh lene 24 mije euro sigurisht, qe të vijne mend dhe e shikon jeten në menyre me racionale…”, – shkruan me ironi Artan Hoxha.
Ndërkohë ka ardhur edhe reagimi i Ermalit, i cili në një postim në rrjetet sociale shkruan:
Unë nuk shes veten. Unë shes men. Ja sa kushton vërtetë Paketa e Suksesit 1 Vit” – ka shkruar ai.

Në rrjetet sociale nuk ka munguar as ironia dhe habia për vlerën marramendëse të këtij kursi trajnimi, ndërsa pyetja është se a ka më nevojë të jetë i suksesshëm dikush që mund të përballojë 40 mijë euro pagesën e një kursi?