Çmendet Rama: “Keto jane shtepite pa tavan qe do marrin te pastrehet. Nuk ju ze termeti me keto”

Qeveria ka gjetur nje zgjedhje origjinale per te demtuarit e termetit te 26 nentorit.

Kryeministri Rama prezantoi shtepite e reja te cilat kane vetem deren dhe mbrapa jane komplet bosh te pandertuara.

Per mediat Kryeministri Rama u shpreh:

“Ja me ne fund ja u gjeta zgjidhjen per shtepite e te pastrehve nga termeti. Ne fakt na u desh shume kohe si qeveri, qe te siguronim keto shtepi te vecanta qe qendrojne vertikalisht pa strukture mbeshtetese. Ben Ahmetaj ka te pakten 1 vit qe i ka bere leket e rindertimit rrush e kumbulla. Me aq pak leke sa na ngelen, kjo eshte zgjidhja e vetme.”

Nder te tjera ai u shpreh se jo vetem qe qeveria kursen parate por keto shtepi duke qene se nuk kane strukture, as cati dhe asgje, nuk i gjen gje nga termeti.

Rama tha se:

“Ja pershembull bie termet o popull i dashur? Sa te turresh e te dalesh nga shtepia e hengre derrin. Te zuri brenda. Kurse me kete lloj shtepie je direkt jashte. Nuk ke nevoje as tja fusesh vrapit se nuk ka se cfare te shembet. Nese me jepni voten dhe per mandatin e trete do mundohem tju sjell edhe ndonje wc ose bide per te lare prapanicen falas”

Ben Ahmetaj nuk pranoi te prononcohej. Ishte me nje takim te rendesishem pune ne Las Vegas ne kazino.

Satirë/Humor ShtypKëtu.com © 2020. Ndalohet kopjimi këtij materiali.