Boksierja Braziliane, rrahu burrin me grushta derisa e vdiq në vend. Arrestohet nga policia!

ZVICËR- Boksierja braziliane, Viviane Obneauf është arrestuar nga autoritetet policore të Zvicrës pasi ka rrahur për vdekje burrin e saj.

34-vjeçarja akuzohet nga policia se ka masakruar 61-vjeçarin Thomas në restoranin e tij në datën 18 tetor.

Dëshmitarët dhe fqinjët që e njohnin boskieren kanë shprehur se ajo ishte person i dhunshëm dhe zihej shumë me burrin e saj dhe njerëz të tjerë. Kjo nuk është herë e parë që Viviane është arrestuar për dhunë pasi në vitin 2016 ajo ka qendruar një ditë në paraburgim pasi ka rrarë një mashkull në klub nate.

Viviane me burrin e saj, Thomas u martua në janar të këtij viti. Ndërkohë që ajo u ndalua nga policia këtë javë pas mbarimit të hetimeve.