Bledi Mane poston foton e Ylli Rakipit tek restoranti Nusretit: “Edi Rama ju hodhi një kockë tjetër”

Gazetari Bledi Mane ka sulmuar sot analistin dhe gazetarin Ylli Rakipi duke postuar foton e ketij te fundit në restorantin e Nusretit.

Mane u shpreh:

TË DASHURA NUSRETE, TË DASHUR NUSRETËR!

O milet që kacafyteni akoma për të ngrënë, u harrua mishi i Nusretit në Dubai, nesër fillon vaksinimi.

Edi Rama ua hodhi një kockë tjetër, keni me çfarë të merreni këtë javë!

Bledi Mane

Disa nga komentuesit jane shprehur per gazetarin Mane:

Bledi Mane nuk duhet të bjerë në nivelin e Dritan Hilës për të relativizuar një skandal ku çakejtë hanë e pinë me para të buxhetit, edhe nëse rroga si specialist pyjore në Kukës të jetë dyfishuar. Mbaje stekën lart Bledi Mane, mos bjer në nivelin e mirakazhanëve të mediave. Presim më shumë prej teje!