Baton Haxhiu ofendon keq Albin Kurtin: “Ka karakter të dobët. Do ta shohi ai me Serbinë sa vështirë që do”

Analisti Baton Haxhiu, ka deklaruar se është mirë që të fiton Albin Kurti dhe të shoh sa vështirësi është të negociohet me Serbinë dhe problemet e tjera që e kanë kapluar Kosovën.

Haxhiu tha se është mirë që partitë në Kosovë t’i jepin të gjitha funksionet dhe të votohet nga të gjitha partitë politike në Kuvend, sipas tij duhet të thyhet miti i Kurtit.

Ai tha se kjo e dënon më së shumti Albin Kurti, kur ballafaqohet me problemet e Kosovës dhe mos guximin e tij për të marrë vendime të mëdha.

“Dëshira ime është që të fitoj Albin Kurti dhe të merr gjitha, më e mira do të ishte të votohet nga partitë politike, kjo është ajo që e dënon më së shumti ato”, tha Haxhiu.

“Albin Kurti s’ka guxim, ai ka guxim vetëm para kamerave, ka karakter të dobët, ai nuk ka guxim për të vendosur për asgjë”, tha Haxhiu në Zone e Lirë.