Basha: “5 milionë Shqiptarë që ka Kosova plus 3 milionë Shqipëria bëjnë 7 milionë”

TIRANË– Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha nuk ia ka hedhur dot ‘paq’ as mbrëmjen e kaluar në lidhje me shifrat. I ftuar në “Opinion”, teksa po sqaronte se ka përgjegjësi para të gjithë shqiptarëve, Basha bëri sërish një gabim me numrat.

Kryedemokrati ‘numëroi’ shqiptarët dhe sipas tij janë 7 milionë gjithsej, 3 në Shqipëri dhe 5 në Kosovë. Pa mbaruar ende fjalën, gazetari Blendi Fevziu i kërkoi të mos merrej me shifra, sepse do bënte gabime.

Lulzim Basha: Unë kam përgjegjësi para 3 milionë shqiptarëve të Shqipërisë, 5 milionë shqiptarëve të Kosovë, 7 milionë kudo ku janë..

Blendi Fevziu: 5 milionë me të gjithë të Kosovës…

Lulzim Basha: S’ka rëndësi, 7 milionë, sa janë të gjithë, në gjithë Shqipërinë…

Blendi Fevziu: Aman mos ju fut shifrave se do bësh prapë gabime…

Lulzim Basha: S’ka rëndësi…