Asnjë sëmundje shoqëruese. 33 vjeçarja nga Lushnja ndërron jetë prej koronës.

Të rinjtë përgjithësisht e kalojnë lehtë koronavirusin. Por jo gjithmone ndodh keshtu!

Sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë, një prej viktimave që ka ndërruar jetë 24 orët e fundit, është një vajzë e re.

Bëhet fjalë për një 33-vjeçare nga Lushnja, e cila nuk kishte asnjë sëmundje tjetër shoqëruese.

“Viktimat janë: një 33 vjeçare nga Lushnja pa sëmundje bashkëshoqëruese, një 46 vjeçar dhe një 60 vjeçare nga Shkodra, një 65 vjeçar nga Prrenjasi, një 65 vjeçar dhe një 66 vjeçar nga Tirana, një 74 vjeçar nga Pogradec, një 76 vjeçar nga Durrës, me sëmundje bashkëshoqëruese”, bën me dije Ministria e Shëndetësisë.