Aktorja e njohur: “Steven Seagal është një bullafiq qesharak. Ai u zhvesh para meje, uli pantallonat dhe.

Charlize Theron, ka sulmuar hapur aktorin e filmave aksion Steven Seagal, në një intervistë me Howard Stern të hënën, pasi është shprehur se ai nuk tregohet shumë i mirë me gratë. Duke e quajtur aktorin “mbipeshë”, Charlize shpjegoi se nuk e ka aspak problem të flasë keq për të.

“Unë nuk kam asnjë problem të flas për të, sepse ai sillet keq me gratë, kështu që ik q…”, u shpreh ajo duke iu drejtuar aktorit.

Aktorja më pas tregoi se kishte parë në YouTube videot e luftimeve të Seagal gjatë turneve të Aikido (një art marcial japonez) nëpër botë – dhe nuk i bëri asnjë përshtypje ajo që pa.

“Ai është thjesht një njeri mbipeshë që i shtyn njerëzit. Ai është mbipeshë dhe mezi mund të luftojë… shikoni është qesharake”.

Po ku qëndron molla e sherrit mes aktorëve? Seagal është akuzuar në shumë raste për sulme dhe ngacmime seksuale. Në vitin 2017, aktorja Portia de Rossi, me të cilën Theron punoi në “Arrested Development”, publikoi një status ku shpreheh se Segal kishte zbërthyer pantallonat para saj.

“Audicioni im i fundit për një film të Steven Seagal u zhvillua në zyrën e tij. Ai më tha sesa e rëndësishme ishte të kesh kimi jashtë ekranit, ndërsa ai më uli dhe zbërtheu pantallonat e tij prej lëkure”, shprehej Portia e cila sot është partnerja e Ellen.

Edhe Jenny McCarthy më parë ka akuzuar aktorin e “On Deadly Ground” se i kërkoi asaj të zhvishej gjatë një audicioni për Under Siege 2. Në fillim të vitit 2018, zyra e Prokurorit të Qarkut në Los Angeles pranoi se po shqyrtonte një rast të mundshëm abuzimi seksual që përfshinte aktorin Seagal.