Aktorja e famshme vdes papritur. Po shëtiste qentë kur ra menjëherë në tokë!

Aktorja Tanya Roberts , e njohur për rolin e Stacey Sutton në filmin James Bond të vitit 1985 ka ndërruar jetë në moshën 65-vjeçare ditën e sotme.

Roberts ishte duke shëtitur qentë e saj në prag të Krishtlindjes kur ajo pësoi humbje të ekuilibrit dhe u shtrua në spitalin Cedars-Sinai , ku dhe ndërroi jetë ditën e sotme.

Shkaku i vdekjes nuk mendohet të ketë lidhje me koronen, ndërkohë që pritet të bëhet autopsia e trupitr për të mësuar shkaqet e vdekjes.