A je qeros? RUHU. Në Afrikë po i vrasin të gjithë qerosët sepse mendojnë se kanë flori në kafkë!

Njerezit tullace ne Mozambik jane shenjester e sulmeve te egra te cilat kane perfunduar me vrasje.

Te pakten 5 njerez kane vdekur dhe copat e trupit te tyre jane gjetur nga policia e cila i ben thirrje personave qerose qe te ruhen.

“Grupet ekstremiste mendojne se koka e nje njeriu tullac mban flori” u shpreh shefi i policise Alfonso Diaz. “Ata vrasin sepse jane supersticoze dhe mendojne se kafka e qeroseve permban flori brenda ose mendojne se qeroset jane te gjithe shtrese e pasur”

Deri tani jane arrestuar dy te dyshuar dhe jane bere mbi 5 vrasje. Mendohet se organet e kufomave perdoren ne disa rituale te tjera ku sipas vrasesve, shtohet pasuria nese dikush ben rituale me organet e te vdekurit.

Gjithashtu ka patur edhe 2 vrasje te personave me Albinizem (njerez te cileve i mungon pigmenti lekures) per te njejten arsye se grupet ekstreme mendojne se vrasja tyre sjell fat dhe pasuri!